image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u kap me rreth 10 kg drogë në Veri

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u kap me rreth 10 kg drogë në Veri

news image

Një aksion i njësisë së Antidrogës që u zhvillua sot në Veri të vendit rezultoi me sekuestrimin e rreth 10 kg drogë dhe arrestimin e një personi të dyshuar. Bastisja u zhvillua në një shtëpi në afërsi të Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut, teksa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Sinjalizuesi i Sinjalit për Veri ka bërë të ditur se personi që u arrestua në lidhje me këtë rast është Vladan Petranovic, 33-vjeçar.

Bastisjet në shtëpinë e të dyshuarit u kryen me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të gjyqtarit të  procedurës paraprake.

Droga që u sekuestrua u gjet në një çantë, ku ishin të vendosura paketimet me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë. Përveç drogës, gjatë këtij aksioni Policia ka sekuestruar edhe një telefon e llaptop, që do të përdoren si dëshmi për rastin.

Ndërkohë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/