image Kaos te Franca: Edhe dy lojtarë të tjerë mungojnë në stërvitje, shkon në 5 numri i mungesave për 'gjelat'

Futboll

Kaos te Franca: Edhe dy lojtarë të tjerë mungojnë në stërvitje, shkon në 5 numri i mungesave për ‘gjelat’

news image

Franca është duke u goditur me mungesa të lojtarëve kryesorë vetëm pak para finales së Kupës së Botës 2022 ndaj Argjentinës.

Pas mungesës së Coman, ESPN raportoi se dyshja e qendërmbrojtësve, Ibrahima Konate dhe Raphael Varane janë goditur nga një virus në kampin francez vetëm 48 orë përpara finales, dhe mund të mungojnë ndaj Argjentinës.

Sikur mos të mungonte kjo, e përditshmja franceze RMC Sport tani raporton se edhe dyshja tjetër, Aurelien Tchouameni dhe Theo Hernandez kanë munguar në stërvitje me skuadrën gjatë ditës së sotme, transmeton Sinjali Sport.

Me Varane, Konate dhe Coman, kjo nënkupton që pesë lojtarë mund të mungojnë për duelin e së dielës.

Me një virus ishin goditur edhe Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, të cilët humbën sfidën gjysmëfinale ndaj Marokut, megjithatë dyshja mund të rikthehen në finale ndaj Argjentinës.

/GazetaSinjaliSport/