image Kaos në komunën e Prishtinës

Kosovë

Kaos në komunën e Prishtinës

news image

Sistemi i Gjendjes Civile në komunën e Prishtinës nuk është duke funksionuar. Si pasojë e kësaj gjendje, qytetarët nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim që lidhet me këtë sistem.

Në njoftimin e komunës së Prishtinës thuhet se ky sistem nuk ka funksionuar gjatë gjithë javës, dhe se sipas komunës fajin për këtë e ka Agjencioni i Regjisitrit Civil i cili funksionon në kuadër të MPB-së.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Prishtinës se gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjensioni i Regjistrit Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës

Për shkak të problemeve të shkaktuara në sistemin e gjendjes civile, në komunën e Prishtinës gjatë javës është shkaktuar kaos për shkak të radhëve të gjata të pritjes.

“Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes”, njofton komuna e Prishtinës.

Por edhe për kundër këtij fakti, me gjasë gjendja do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe pas festës pasi që sistemi vazhdon te jetë jashtë funksionit.

“Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion. Kërkojmë ndjesë për situatën e krijuar dhe pritjet e gjata’, thuhet në njpoftimin e komunës së Prishtinës./Sinjali/