Kanye West ishte në lot për divorcin e tij me Kim Kardashian.
Gjatë një feste të lansimit për albumin e tij të ri, West performoi këngën e tij të re “Welcome to my Life”. Sipas një burimi në mbrëmje, ai përfundoi në lot pasi mbaroi së kënduari, raporton The Sun.
Ai thotë në këngën: “Thuaju atentatorëve që kam shpëtuar nga Calabasas”.
Një burim në mbrëmje i dha “The Sun” më shumë rreth pistës dhe reagimit emocional të West. “Është një këngë shumë e thellë, e trishtuar për Kanye, me të cilin reflekton për martesën e tij me Kim.”
“Ai flet për fëmijët dhe e përmend atë për gjithçka. Pasi ai këndoi këtë këngë, pushoi për dy minuta dhe qau. Ishte me të vërtetë e tmerrshme.”/Gazeta Sinjali/