image Kim Kardashian dhe Kanye West ribashkohen, pas gjashtë muaj kërkesë për divorc

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dhe Kanye West ribashkohen, pas gjashtë muaj kërkesë për divorc

news image

Kim Kardashian dhe këngëtari, Kanye West, janë parë duke dalë për një drekë në Malibu të enjten, duke lënë të kuptohet se çifti në prag të divorcit janë ribashkuar.

Kim dhe Kanye u panë duke parkuar makinën e tyre para hotelit të madh Nobu Ryokan, i cili është ngjitur me një nga restorantet e preferuar të Kardashian, Nobu.

Ylli televiziv, Kim, u paraqit për divorc nga këngëtari Kanye në shkurt të këtij viti duke përmendur dallimet e papajtueshme pas një viti traumatik ku reperi luftoi me çështje të shëndetit mendor.

Kësaj radhe Kim shihej me flokët e saj të zeza të mbledhura prapa kokës.

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Kim ka paraqitur kërkesën për divorc nga burri i saj prej gati shtatë vitesh dhe ajo është përpjekur të mbetet mbështetëse e West, të paktën publikisht.

/GazetaSinjali/