Një 35-vjeçar me inicialet A.K.., ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 ka kërcënuar me armë zjarri dikë në lagjen “Emshir” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se te i dyshuari policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë zjarri të tipit “Sig Sauer” dhe pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe substancë narkotike (kanabis sativa).
“A. K. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, dërgohet në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat ‘Kanosje’, ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’. Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/