image Kanosi zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të gjobës, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Kanosi zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të gjobës, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

news image

Është arrestuar një person i dyshuar në Fushë-Kosovë pasi ka kanosur zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të gjobës.

I njëjti e kishte pasur veturën pa regjistrim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 11.06.2020 – 11:35. Njësia policore gjatë verifikimit të dokumenteve ka rezultuar se vetura e të dyshuarit mashkull kosovar nuk kishte regjistrim. Në momentin që zyrtarët policorë e kanë njoftuar drejtuesin e automjetit për shqiptim të gjobës, i dyshuari mashkull kosovar ka filluar t’i ofendojë dhe t’i kërcënojë zyrtarët policorë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/