image Kërcënoi zyrtarët e komunës së Prizrenit për një tender, arrestohet 36-vjeçari

Siguri

Kërcënoi zyrtarët e komunës së Prizrenit për një tender, arrestohet 36-vjeçari

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar që është arrestuar i dyshuari G.P., 36-vjeç, sepse i njëjti ka kanosur persona zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike në Prizren.

G.P., i datëlindjes 1986 m/sh/k, ushtroi presion dhe i kanosi personat zyrtarë lidhur me një tender për instalimin e ndriçimit publik në komunën e Prizrenit. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me datën 04.04.2022 kanë intervistuar viktimat në lidhje me rastin, ndërsa sot 05.04.2022 në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Rasti vazhdon nën hetime.

/GazetaSinjali/