image Kanosi Ramiz Lladrovcin dhe iu sekuestruan armë në shtëpi, arrestohet vëllau i Salih Dvoranit

Siguri

Kanosi Ramiz Lladrovcin dhe iu sekuestruan armë në shtëpi, arrestohet vëllau i Salih Dvoranit

news image

Policia e Kosovës këtë të enjte në fshatin Tërstenik të Drenasit ka arrestuar Mehdi Dvoranin, vëllaun e Salih Dvoranit, ky i fundit bartës i listës për asamble komunale, që udhëhiqet nga kundërkandidati i Ramiz Lladrovcit, Driton Ajazi.

Deri tek arrestimi i Mehdi Dvoranit ka ardhur sepse i njëjti dyshohet se ka kërcënuar përmes Facebook-ut kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin, shkruan Gazeta Sinjali.

Postimi i Dvoranit në Facebook

Sinjali nga burimet brenda Policisë ka mësuar se gjatë bastisjes së shtëpisë së Dvoranit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole, disa fishekë dhe një radiolidhje.

Pavarësisht kësaj, gjykata ndaj Mehdi Dvoranit nuk ka caktuar masën e paraburgimit, por vetëm masën e arrestit shtëpiak.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/