Një mashkull është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kanosur një femër.
Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy pushkë gjuetie dhe shtatë gëzhoja të kalibrit të panjohur.
Më tutje raportohet se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/