Në fshatin Sllatinë të Komunës së Vushtrrisë, dje rreth orës 16:00, një person ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje, një person e ka kanosur atë duke ia treguar një armë të ftohtë (thikën), raporton Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët e kanë shoqëruar dhe intervistuar të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.