image Kanosen me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it në Pejë

Siguri

Kanosen me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar për kanosje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, i prangosuri dyshohet se ka kanosur me një sëpatë dy punëtorë të KEDS-it, dje rreth orës 11:15.

Në momentin kur janë kanosur, punëtorët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit elektrik.

Prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./GazetaSinjali/