image Kandidati për deputet i AAK-së bullizon me Osmanin gjatë tubimit zgjedhor, e quan "grua të trashë"

Politikë

Kandidati për deputet i AAK-së bullizon me Osmanin gjatë tubimit zgjedhor, e quan “grua të trashë”

news image

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka qëndruar sot në fshatin Raushiq të Pejës, ku u takua me banorët e këtij fshati, për t’ua kërkuar votën për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse në fotografinë që postoi në Facebook, Syla tha se banorët e këtij vendi u rreshtuan për Ramushin President, në këtë tubim ai tha fjalë të tjera.

Për ta “fituar” votën e tyre, Syla thumboi kundërshtarët e tij politikë, madje edhe bullizoi me ta.

Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali, Syla dëgjohet teksa i referohet Osmanit si “grua e trashë” dhe Kurtit si “djalë i ri” dhe u thotë qytetarëve se nuk duhet t’ua lënë në dorë fatin e tyre Osmanit e Kurtit.

“Ne e dimë se kush jeni kanë, se çka keni bë. Ish kanë mirë me ditë edhe do tjerë. Pyetja është kështu: A e lëshon kësi rendi Raushiqi, ose a pajtohet Raushiqi me ia lëshu në dorë qesaj farë grusë së trashë dhe një djali të ri me i kry punët tona atje, nëse pajtoheni ju, pajtohem edhe unë. D.m.th, për hair i koftë. Por, ju nuk e lëshoni, se keni derdhë gjak dhe jeni duke i vujtë ende pasojat, që 20 vjet”, dëgjohet duke thënë Syla në video./Gazeta Sinjali/