Kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.
Zeqiri ka deklaruar se sfiduese janë thirrjet për bojkot të zgjedhjeve nga serbët e kësaj pjese.
“Shpresojmë të japim kontributin tonë për të plotësuar boshllëkun. Duhet të japim kontributin tonë konform ligjit”.
“Mendoj se zgjedhjet do të mbahen, do të zbatojmë ligjin, sfiduese e shohim bojkotin e shumicës serbe për këto komuna, për të bojkotuar edhe zgjedhjet edhe institucionet”, ka thënë Zeqiri në Info Magazine.