image Kandidati i LVV-së për kryetar të Ferizajt: Do të organizojmë festival për ta zgjedhur "Miss Gjyshen"

Politikë

Kandidati i LVV-së për kryetar të Ferizajt: Do të organizojmë festival për ta zgjedhur “Miss Gjyshen”

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani, ka bërë një premtim të çuditshëm në këtë fushatë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në debatin mes kandidatëve për kryetar të kësaj komune, ka premtuar se nëse ai zgjidhet kryetar do të organizojë një festival, në të cilën do të zgjedhet Miss Gjyshja.

Sipas tij, kjo gjë do të bëhet, pasi që gjyshet janë lënë anash.

“Një pikë që e kemi në programin tonë, që nuk i ka shku mendja askujt deri tash, në asnjë palë zgjedhjeje, na e kemi bë premtim, kemi me me mbajt një festival një herë në vit, ku ai festival, ka me u organizu në mënyrë profesionale dhe kemi me e zgjedh super gjyshen e vitit. Për moshën e tretë të gjysheve tona, ka me u organizu një festival, në të cilin ka me u zgjedh Miss Gjyshja. Miss Gjyshja në Ferizaj ka me u zgjedh, Miss Gjyshja një, mis gjyshja dy dhe mis gjyshja tre, për arsye se janë lënë anash gjyshet tona që aq shumë na donë neve, kush nuk i përmend as në fushatë, as jashtë fushatës”, tha ai në Kanal10./Gazeta Sinjali/