image Kancelarja Merkel tregon se kur do të fillojë vaksinimi dhe kush do ta marrë atë në fillim

Evropë

Kancelarja Merkel tregon se kur do të fillojë vaksinimi dhe kush do ta marrë atë në fillim

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual me udhëheqësit e Bashkimit Evropian të enjten vonë,  pret që një vaksinë kundër COVID-19  të aprovohet në Evropë në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

Merkel tha se do të ketë aprovime të vaksinave deri në dhjetor ose të paktën në fillim të vitit të ardhshëm.

“Duhet të them se lajmet e ditëve të fundit rreth një vaksine janë shumë pozitive dhe ne mendojmë se do të ketë aprovime të vaksinave deri në dhjetor ose të paktën në fillim të vitit të ardhshëm dhe natyrisht që vaksinimet mund të fillojnë”, tha ajo.

Merkel po ashtu shtoi se baza etike e vaksinimit po diskutohet midis të gjithë vendeve anëtare të BE-së, duke shtuar se përparësitë e vaksinimit janë të ngjashme në shumicën e vendeve anëtare, së pari personeli mjekësor, e më pastaj shtresat. /Gazeta Sinjali/