image Kancelari gjerman: NATO nuk do të ndërhyjë me forcë ushtarake në Ukrainë

Botë

Kancelari gjerman: NATO nuk do të ndërhyjë me forcë ushtarake në Ukrainë

news image

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se NATO-ja nuk do ta rrezikojë një përshkallëzim në luftën në Ukrainë duke ndërhyrë me forcë ushtarake.

Ai, në një konferencë për media pas takimit që pati me Sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se është detyra kryesore e aleancës të sigurojë sigurinë e të gjithë anëtarëve të saj.

Gjermania po dërgon ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe mallra ushtarake, në Ukrainë, por Berlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të dërgojë avionë luftarakë për të ndihmuar forcat ukrainase në mbrojtjen e tyre kundër pushtimit rus.

“Fati i njerëzve në Ukrainë na prek thellë”, tha Scholz.

Scholz shtoi se Putini mban përgjegjësinë e vetme për vdekjen e të rinjve rusë në ushtri.

/GazetaSinjali/