image Kancelari gjerman thotë se Ukraina s'mund të anëtarësohet në BE derisa është në luftë me Rusinë

Evropë

Kancelari gjerman thotë se Ukraina s’mund të anëtarësohet në BE derisa është në luftë me Rusinë

news image

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Ukraina duhet të ketë fjalën vendimtare për përfaqësimin e saj në negociatat e paqes dhe për palët që e mbështesin në këtë proces.

“Ukraina është vendi i prekur dhe në fund të fundit ajo vendos se kush qëndron në anën e saj dhe kush zhvillon negociata”, tha Merz.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk është palë neutrale në konflikt, por një mbështetës i qartë i Ukrainës.

“BE-ja nuk është një palë e tretë neutrale dhe nuk është ndërmjetës; ajo është në anën e Ukrainës. Prandaj, Ukraina vendos gjithashtu se kush negocion për të dhe me të”, u shpreh ai.

Duke folur për perspektivën evropiane të Ukrainës, Merz tha se një shtet që ndodhet në luftë nuk mund të bëhet menjëherë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian.

“Shteti i Ukrainës, ndërsa është në luftë, nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Megjithatë, mund të bëhet anëtar i asociuar dhe më vonë anëtar i plotë i BE-së”, deklaroi ai.

Ndryshe, Ukraina ka nisur tashmë negociatat për anëtarësim në BE, duke hapur kapitullin e parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/