image Kancelari austriak del nga takimi me Putinin: S’jam shumë optimist, nuk ishte vizitë miqësore

Botë

Kancelari austriak del nga takimi me Putinin: S’jam shumë optimist, nuk ishte vizitë miqësore

news image

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka thënë se nuk është “shumë optimist” pas takimit që ka zhvilluar sot me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Nehammer ka thënë se ky takim nuk ishte vizitë e tij miqësore në Moskë.

“Për momentin nuk jam shumë optimist pas bisedimeve me Putin. Pushtimi (në Ukrainë) po përgatitet me vendosmëri”, ka thënë Nehammer në një adresim të shkurtër nga Moska, pas takimit të dy liderëve.

Nehammer është bërë lideri i parë evropian që është takuar kokë më kokë me Putinin, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Ai ka thënë se Putinin e ka përballur me fakte.

“Ia bëra të qartë z. Putin se qëndrimi i tij, pikëpamja e tij nuk përkrahet nga dikush. Ai, gjithë këtë e sheh si operacion vetëmbrojtjeje të Federatës Ruse. Ai këtë e quan operacion special ushtarak. Unë e quaj luftë”, është shprehur Nehammer.

Nehammer, megjithatë, ka thënë se ishte “e qartë dhe e pashme që presidenti rus ka ende besim” në negociatat që po vazhdojnë mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi.

/GazetaSinjali/