image Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi shet medaljen e artë për të ndihmuar fëmijët me sëmundje të rënda

Bota e Yjeve

Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi shet medaljen e artë për të ndihmuar fëmijët me sëmundje të rënda

news image

Majlinda Kelmendi ka bërë një gjest tejet madhështor dhe human. Ambasadorja e ”Care for Kosovo Kids” dhe njëherit fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, vendosi të shesë medaljen për të blerë ilaçe në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje serioze.

Majlinda shkroi këtë mesazh të veçantë duke i ftuar të gjithë që t’i bashkohen iniciativës së komunitetit të BERZH:

“Dua që ata të jetojnë! Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare. Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj”, u shpreh kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi. /Gazeta Sinjali/