image Kampioni i Italisë hap sezonin e ri: Formacionet e mundshme, Milan - Udinese

Futboll

Kampioni i Italisë hap sezonin e ri: Formacionet e mundshme, Milan – Udinese

news image

Kampioni i Italisë sezonin që shkoi, Milani do të hapë kampanjën e edicionit të ri sot.

Kuqezinjtë do të jenë nikoqir ndaj skuadrës së Udineses, me fillim nga ora 18:30.

Nënshkrimi i ri i Milanit, Charles De Ketelaere, pritet të startojë në pankinë kundër Udineses sot.

Sandro Tonali dhe Zlatan Ibrahimovic janë të vetmit lojtarë jashtë fushës për Stefano Piolin, i cili ka të ngjarë të nisë Brahim Diaz dhe Ante Rebic në sulm. Olivier Giroud dhe nënshkrimi i ri Divock Origi nuk janë plotësisht në formë dhe fytyra tjetër e re – De Ketelaere – nuk është stërvitur mjaftueshëm me shokët e tij të skuadrës sa për të për ta përbërë formacionin startues sot.

Diaz shënoi golin e tij të fundit në Serie A në shtator 2021.

Asnjë barazim nuk ka ndodhur për Milanin në ndeshjen e parë të ligës së sezonit në 10 vitet e fundit.

Kuqezinjtë kanë mbrojtjen më të mirë në Evropë që nga fillimi i vitit (nëntë gola të pësuar në 19 ndeshje).

Milan kundër Udinese – formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Krunic; Messias, Diaz, Leao; Rebic.

Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Nehuen Perez, Nuytinck; Soppy, Pereyra, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Success.

/GazetaSinjaliSport/