image Kamioni godet këmbësoren në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Siguri

Kamioni godet këmbësoren në Gjakovë, dërgohet në QKUK

news image

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një kamion, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku më pas e njëjta nga lëndimet e marra është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“I dyshuari vozitësi i kamionit, kishte qene me kamioni ndalur para semaforëve kryesor në drejtim të qendrës së qytetit, dhe pasi qe ishte drita e kuqe në semafor, në momentin që ishte ndezur drita e gjelbër për lëvizje, vozitësi i lartcekur, duke mos e vërejtur fare një këmbësore e cila ne momentin kritik kishte qene duke e kaluar rrugën prej anës së djathtë në të majtë dhe e kishte biçikletën për dore, por i dyshuari nga pakujdesia e godet direkt me pjesën ballore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, konkretisht përballë postes kryesore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

/GazetaSinjali/