image Kamioni futet brenda një lokali në Malishevë, lëndohen katër persona

Kosovë

Siguri/ Kamioni futet brenda një lokali në Malishevë, lëndohen katër persona

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga kamioni për grumbullimin e mbeturinave në Malishevë, i cili ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës duke u ndeshur në një objekt zejtarie, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori rajonal i Gjakovës, Lumni Graishta.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 ku një kamion për grumbullimin e mbeturinave ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe është ndeshur me një objekt zejtarie, pra frizer për meshkuj. Janë katër persona të lënduar, tre në kamion dhe një punëtor në objekt. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikur për jetë. Dyshohet se shkaktar i aksidentit është një defekt teknik, pra mungesa e frerëve të automjetit”, ka thënë Graishta./GazetaSinjali/

No photo description available.