Kamerat e sigurisë në një market në Shqipëri kanë filmuar momentin e lëkundjes së tërmetit.
Në video shihet se si shishet me pije të ndryshme bien ne tokë e thyhen duke krijuar një skenë të frikshme.
Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri ka shkuar në 13, ndërsa raportohet për më shumë se 600 të lënduar. /Gazeta Sinjali/