Një tjetër vjedhje është shënuar mbrëmjen e djeshme në vendin tonë, ku disa persona janë futur në një lokal dhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme në Sllatinë.
E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurimit ku shihet se hajnat depërtojnë në këtë lokal dhe marrin disa gjëra me vete.
Ajo që vërehet është se personat nuk e kanë me nxitim fare këtë vjedhje, duke u larguar më pas me veturën e tyre.
Videoja është publikuar nga një fanpage në Facebook./Gazeta Sinjali/