Ndoshta kërkonte t’i ofronte regjisë një pamje ndryshe, duke menduar se nuk ishte në transmetim. Ose thjesht u mërzit dhe u tërhoq nga një “spektakël” ndryshe.
Gjithsesi, një kameraman gjatë ndeshjes së basketbollit Montegranaro-Scafati, e vlefshme për Superkupën italiane, e hoqi kamerën nga aksioni në parket për të vënë në plan të parë dy tifoze të reja, të cilat me bileta në duar po kërkonin vendin e tyre për t’u ulur.
Kjo video është bërë e famshme në rrjetet sociale me reagimin e kameramanit: