Komuna e Kamenicës sot pret rezultatet e 24 mostrave për testim në Insitutin e Shëndetit Publik. Në këtë komunë aktualisht 26 persona të infektuar me koronavirus. Tre persona nga janë shëruar plotësisht.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj komune, Margarita Rashiti.
Rashiti tha se sot janë marrë edhe 24 mostra të tjera për testim me Covid-19 nga kjo komunë.
“Sot janë marrë 24 mostra nga komuna jonë dhe besojmë që sonte do të kemi rezultatet nga IKShP, për të cilat shpresojmë se do të jenë negative”, tha ajo.
Ndërkaq ditën e djeshme ka pasur një rënie të të prekurve me koronavirus në nivel vendi pas testimit të 191 mostrave nga IKSHPK’ja, me vetëm 6 raste pozitive.
Sipas shifrave zyrtare të IKSHPK-së deri më tani janë nën mbikëqyrje gjithsej 6514 raste të kontaktit me të infektuar në Kosovë./ Gazeta Sinjali/