Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka shkruar një mesazh për ndjekësit e tij.
Ai me anë të këtij shkrimi tregon disa nga ndodhitë që ka kaluar për gjatë viteve.
Reperi ka theksuar se mjafton sjellja e mirë për ta mposhtur të ligën.
“Ndonjëherë nuk mjafton të jesh veç i mirë për të mundur ligësinë! Gjithesesi e keqja te lodh por une ja kam dalë ta mund atë përherë! Kam krijuar një lloj muri ndaj komenteve negative, keqdashjeve, pabesive etj. Kam parë vdekjen me sy e jam ringjallë, jam burgosur dhe aty kam gjetur miq e armiq, të cilët i kam kthyer në miq të mirë. Kam humbur beteja por asnjëherë luftën, kam humbur njerëz të shpirtit, jam rrëzuar e ngritur edhe më i fortë. Të gjitha këto kanë bërë që zemra ime të rrahë më fort e të pulsojë veç dashni për ju që më doni e suportoni përherë njësoj! Për të tjerët e din vetë, kam veç keqardhje për ju! Zoti iu dashtë e iu faltë”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/