image ‘Kam një njeri të sëmurë në shtëpi’, Einxhel debaton ashpër me Arjolën brenda BBV

Bota e Yjeve

‘Kam një njeri të sëmurë në shtëpi’, Einxhel debaton ashpër me Arjolën brenda BBV

news image

Një deklaratë e bërë nga aktorja Arjola Demiri, që u transmetua në spektakël të premten, ka nxitur reagime të shumta te banorët.

Artistja nga Tropoja u shpreh se ka patur një jetë të vështirë dhe se ka hyrë me sakrifica në Big Brother VIP, ndërsa tha se të tjerët kanë ardhur për qejf dhe të rrinë si të jenë me pushime.

Megjithatë lidhur me këtë, Einxhel së fundmi u përfshi në një debat me Demirin duke thënë se askush nuk e di se kur preket ajo dhe se nuk do ta kuptojnë asnjëherë.

Se di fare ti sa prekem unë, sa e kam sedrën e prekjes unë ti se di fare. Këtu nuk kam ardhur të qurravitem as të bëj viktimën, nëse do të më shash jepi”, i drejtohet Einxhel – Arjolës.

Që ti të mendosh se unë prekem, nuk ka për të ndodhur kurrë që të them se përse prekem. Që ta kuptosh do të jesh tjetër lloj njeriu. E bëra se kam një njeri të sëmurë në shtëpi, normal që e bëra. Ti nuk e di dhe as nuk do ta dish se nuk kam ardhur këtu të qurravitem”, ka thënë më tej ajo.

Arjola në anën tjetër theksoi se nuk po bën viktimën dhe se nëse kanë një mendim të tillë të gjithë janë gabim.

Nëse ju po mendoni se po bëj viktimën, që të gjithë e keni gabim, e keni super gabim. Unë jam e sinqertë, unë jam e qartë. Unë punoj, e zgjidhi problemin”, tha ajo.

Ish-aktorja e “O sa mirë” që nga fillimi ka bërë të ditur se ka hyrë në BBV për vetëm një qëllim, për fëmijët që t’ua sigurojë një shtëpi e jetë të mirë.

/GazetaSinjali/