image “Kam me të vra ty dhe gjithë familjen”, Gjykata merr vendim për personin që kërcënoi babanë në Prizren

Drejtësi

“Kam me të vra ty dhe gjithë familjen”, Gjykata merr vendim për personin që kërcënoi babanë në Prizren

news image

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit A.P. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Sipas Gjykatës i dyshuari me 29 maj, në orët e pasdites, në Prizren, saktësisht në banesën e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri A.P., seriozisht e kanosë babanë e tij, duke i thënë se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit tek ai.

Më tutje thuhet se si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri A.P., i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarit “kam me të vra ty dhe gjithë familjen dhe dil prej banesës, se kjo banesë është e imja”.

Më pas sipas gjykatës babai i tij nga frika del nga banesa që të qetësohet situata dhe mbas dy ore pasi kthehet në banesë, vëren se i pandehuri i kishte demoluar disa gjëra të shtëpisë, i pandehuri përsëri në vazhdimësi i drejtohet të dëmtuarit me fjalë “do të vras, lirojë banesën”, ku i dëmtuari nga frika largohet nga banesa dhe lajmëron rastin në polici, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri./Gazeta Sinjali/