image “Kam me të mbyt”, vushtrriasi kërcënohet me thikë në mes të rrugës

Siguri

“Kam me të mbyt”, vushtrriasi kërcënohet me thikë në mes të rrugës

news image

Një person nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë, ka raportuar në Polici se është kërcënuar me thikë nga një person tjetër në rrugë.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima është kërcënuar me fjalët “kam me të mbyt” dhe i dyshuari e ka sharë disa herë në familje.

Sipas të njëjtave burime, viktima ka raportuar në Polici se deri te ky problem kishte ardhur si pasojë e një konflikti verbal që ai kishte pasur më herët me një shok të të dyshuarit.

Njësitë policorë kanë dalë që ta kërkojnë të dyshuarin, mirëpo deri tani nuk e kanë hasur.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Kanosje”.

/GazetaSinjali/