image "Kam me të kallë për së gjalli me krejt familjen", kërcënohet Lul Raka

Siguri

“Kam me të kallë për së gjalli me krejt familjen”, kërcënohet Lul Raka

news image

Mikrobiologu nga Kosova, Lul Raka, ka publikuar një mesazh kërcënues që e ka marrë nga një person i panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesazhin e publikuar në Facebook, personi i panjohur e ka kërcënuar se do ta djegë mikrobiologun për së gjalli së bashku me familjen e tij, nëse ai propozon rikthimin e karantinës.

“O magjup, me bo me na shti në karantinë prapë, kam me të kallë për së gjalli me krejt familjen”, thuhet në mesazhin kërcënues drejtuar Rakës./Gazeta Sinjali/