Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një personit që dyshohet se e ka kanosur babain e tij.
I dyshuari A.B, sipas gjykatës, e ka kanosur babain se do ta privojë nga jeta, shkruan Gazeta Sinjali.
“Me datë 23 maj, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri A.B., për shkak të problemeve psikikë seriozisht e kanosë të dëmtarin- babanë e tij, me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarit “Kam me ju mbyt të gjithëve në shtëpi, e pastaj veten”, ku më pas i dëmtuari nga frika e lajmëron rastin në polici, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 08 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.06.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.07.2021, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: kanosja nga neni 181 par.2 të Kodit Penal të Republikës
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– Me datë 23 maj, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri A.B., për shkak të problemeve psikikë seriozisht e kanosë të dëmtarin- babanë e tij, me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarit “Kam me ju mbyt të gjithëve në shtëpi, e pastaj veten”, ku më pas i dëmtuari nga frika e lajmëron rastin në polici, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, çështja penale ndaj të pandehurit është në fazën fillestare të hetimeve, për sqarimin e plotë të rastit duhet të ndërmerren edhe prova tjera si dhe duhet të dëgjohet i dëmtuari të cilin i pandehuri e ka familjar dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi, po ashtu duhet të dëgjohet edhe dëshmitarja, po ashtu duhet të urdhërohet edhe ekzaminimi psikiatrik për të pandehurin.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës hetimore.