image Kalon projektligji që heq detyrimin për homologimin e veturave që vijnë nga vendet e BE-së

Kosovë

Kalon projektligji që heq detyrimin për homologimin e veturave që vijnë nga vendet e BE-së

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka njoftuar se Komisioni Parlamentar për Infrastrukturë e ka kaluar projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.

Ai ka theksuar se “vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet”.

Njoftimi i plotë:

“Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia.

Falenderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare.

Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!” / Gazeta Sinjali /