image Kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, arrestohet shtetasi serb në Graqanicë

Kosovë

Raporti/ Kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, arrestohet shtetasi serb në Graqanicë

news image

Një shtetas i Serbisë në Graqanicë është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se para disa dite kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 12:30.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, dyshohet se para disa dite kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.  I njëjti  i është nënshtruar testit për  Covin-19 dhe më pas është arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/