image Kaloi ilegalisht kufirin, kapet nga policia dhe i ndalohet hyrja në Kosovë për 6 muaj

Siguri

Kaloi ilegalisht kufirin, kapet nga policia dhe i ndalohet hyrja në Kosovë për 6 muaj

news image

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:05.

I dyshuari është dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë, ku i është shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes në Kosovë për 6 muaj. /Gazeta Sinjali/