image Kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një grua në Vërmicë

Siguri

Kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një grua në Vërmicë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua, shtetase e Shqipërisë, në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë, e cila ka hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se e dyshuar është testuar nga stafi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet shqiptare në pikën kufitare Morinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 11:50 në fshatin Vërmicë në Prizren.

Njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit në fshatin Vermicë kishte hasur të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë e cila ilegalisht nga Shqipëria kishte hyrë në Republikën e Kosovës. Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është depërtuar  te autoritetet Shqiptare në Pikën Kufitare Morinë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/