image Kaloi buxhetin e paraparë, Ministria e Ekonomisë mbyll aplikimin për subvencionim të energjisë

Sociale

Kaloi buxhetin e paraparë, Ministria e Ekonomisë mbyll aplikimin për subvencionim të energjisë

news image

Ministria e Ekonomisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të mërkurën mbrëma kanë bërë mbylljen e përkohshme të thirrjes publike për aplikimin ne Subvencionimin e Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, përcjell Sinjali.

Sipas njoftimit thuhet se thirrja është mbyllur për shkak se numri i aplikuesve ka shteruar buxhetin që ishte i paraparë për këtë thirrje.

“Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje. Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thuhet në njoftim.

Ministria ka njoftuar se numri total i aplikuesve për fazën e parë është 5.992, ndërkaq kostoja e arritur nga aplikimet është mbi 6 milionë euro, sa ishte paraparë për fazën e parë.

Njoftimi i plotë:

Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim.Në kuadër të Thirrjes Publike për subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët ju njoftojmë se numri total i aplikuesve për fazën e parë është:

Numri total i aplikuesve 5992-

Pompë Termike 1313 aplikues,-

Inverter 2656 aplikues,-

Kalda me Biomasë 816 aplikues,-

Stufa me biomasë 1207 aplikues

Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës social është 275.Theksojmë se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218.Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.

/GazetaSinjali/