Makina që humbi kontrollin në një rrugë me borë në Yakutsk të Rusisë, ka mundur ta godiste edhe një kalimtare që ndodhej në afërsi.
Por, ajo u largua e qetë dhe nuk bëri panik, kur makina që po lëvizte së prapthi qëlloi shtyllën dhe e rrëzoi në anën tjetër.
Ngjarja që ndodhi në të ftohtë që arrinte deri në minus 39 gradë Celsius, nuk dihet nëse e ka lënë ndonjë të lënduar.
Autoritetet e sigurisë në atë regjion, kërkojnë të bëhet kujdes gjatë vozitjes, për shkak të motit të ftohtë dhe rrugëve të papërshtatshme.