image Kalaja e Vushtrrisë në shfrytëzim të biznesmenëve, reagon komuna

Kosovë

Vendim/ Kalaja e Vushtrrisë në shfrytëzim të biznesmenëve, reagon komuna

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka reaguar pas vendimit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Qytetit, biznesmenit Mentor Salihu.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Komuna e Vushtrrisë nuk ka qenë fare e njoftuar për këtë vendim.

“Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, në një procedurë super të shpejtë, brenda 1 dite të vetme, pa e njoftuar fare Komunën e Vushtrrisë, në kundështim me qëndrimet e Kuvendit të Komunës, ka nxjerrë vendim të kundërligjshëm për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Qytetit për gastronomi?”, ka shkruar Tahiri.

Ai theksoi se kalaja është trashigimi kulturore e qytetit të Vushtrrisë dhe nuk do të lejojmë që të bëhet restaurant.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe nënkryetari i komunës së Vushtrrisë nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi.

Muzaqi tha se ky vendim tregon joprofesionizmin dhe përpjekjet e dëshpëruara për kapjet e fundit.

” Tentimi i mbetjeve te PAN-it për ta dhënë Kalanë e Vushtrrisë eksponentëve të caktuar për destinim hotelierik është i kunderligjshëm dhe i papranueshëm! Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve me vendime të tilla flagrante para ardhjes së Qeverisë Kurti veçse tregon joprofesionizmin dhe përpjekjet e dëshpëruara për kapjet e fundit”, ka shkruar Muzaqi.

Kujtojmë se Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve ka vendosur që përkohësisht t’ia jap në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë, biznesmenit Mentor Salihu./Gazeta Sinjali/