image Kaio Jorge përfundon me sukses testet mjekësore te Juventusi

Futboll

Kaio Jorge përfundon me sukses testet mjekësore te Juventusi

news image

Kaio Jorge ka kompletuar vizitat mjekësore te skuadra e Juventusit, transmeton Sinjali Sport.

Futbollisti brazilian sot arriti në Itali, ku edhe i përfundoi me sukses testet mjekësore te Zonja e Vjetër.

Talenti 19-vjeçar iu bashkua Bianconerit ditë më parë dhe pritet që të jetë fytyra e sulmit të Juventusit për vitet e ardhshme.

Jorge do të punojë së bashku me Ronaldon, me të cilin mund të mësojë se si t’i arritë sukseset më të mëdha në botën e futbollit.  /GazetaSinjaliSporti/