image Kahn shuan zërat për një largim të Lewandowskit: Nuk jemi të çmendur të largojmë dikë që shënon 40 gola çdo sezon

Futboll

Kahn shuan zërat për një largim të Lewandowskit: Nuk jemi të çmendur të largojmë dikë që shënon 40 gola çdo sezon

news image

Robert Lewandowski është i lidhur me një kalim tek Barcelona në verë, shkruan Sinjali Sport.

Raportohet se Xavi e dëshiron polakun dhe edhe sulmuesi gjithashtu është i hapur për tu bashkuar me skuadrën spanjolle.

Pas këtyre zërave, më në fund ka reaguar drejtori sportivi i Bayernit, ish-portieri Oliver Kahn.

Gjermani ka konfirmuar se Lewandowski do të qëndrojë tek Bayerni edhe për një sezon tjetër, dhe se ata nuk janë të çmendur të largojnë dikë që shënon 30-40 gola çdo sezon.

“Do ta kemi patjetër me vete edhe për një sezon tjetër”, u shpreh ai.

“Ne nuk jemi të çmendur të diskutojmë një transferim të një lojtari që shënon 30-40 gola për ne çdo sezon”, ka deklaruar Kahn.

/GazetaSinjaliSport/