image Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për këtë flet Kahn

Futboll

Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për këtë flet Kahn

news image

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munich, Oliver Kahn, ka thanë se klubi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur Robert Lewandowski në ekip për një kohë të gjatë.

Lojtari polak ka kontratë deri në vitin 2023 dhe sipas informacioneve të ndryshme jozyrtare, Bayern po shqyrton dy variante për rinovimin e tij: të zgjasë kontratën edhe për një vit, duke ruajtur kushtet aktuale, me një pagë prej 24 milionë euro në vit, ndërsa tjetri do të jetë një rinovim deri në 2025 me ulje rroge.

Megjithatë duhet të presim fundin e sezonit për të mësuar të ardhmen e bomberit të Bayern. /Gazeta Sinjali Sporti/