image Kahn i reagon ashpër Lewandowskit pasi polaku shprehu publikisht dëshirën për largim nga klubi

Futboll

Kahn i reagon ashpër Lewandowskit pasi polaku shprehu publikisht dëshirën për largim nga klubi

news image

Drejtori sportiv i Bayernit, Oliver Kahn ka reaguar pas deklaratave publike së fundi nga Robert Lewandowski, i cili kërkoi hapur largim nga klubi.

Lewandowski njoftoi në një konferencë për shtyp të hënën pasdite duke iu referuar negociatave të dështuara të kontratës me Bayernin: “Një gjë është e sigurt: epoka ime në Bayern Munich ka përfunduar. Nuk shoh asnjë mënyrë për të vazhduar karrierën time në këtë klub duke pasur parasysh atë që ka ndodhur në javët e fundit”, deklaroi sulmuesi polak.

Kahn i ka reaguar sulmuesit, duke e kritikuar polakun për deklaratën e tij publike.

“Nuk mund t’ju them pse Roberti zgjodhi këtë rrugë. Deklarata publike të tilla nuk të çojnë askund. Mendoj se ai duhet të dijë se çfarë ka në Bayern”, është shprehur Kahn.

“SPORT1” ka kuptuar se tashmë një marrëveshje verbale mes Barcelonës dhe Lewandowskit për një kontratë tre-vjeçare, ekziston. Nga ana tjetër, Bayerni insiston në përmbushjen e kontratës dhe është gati ta humbasë me parametra zero në sezonin e ardhshëm.

/GazetaSinjaliSport/