image Kafenetë dhe restorantet nuk do të hapen nesër

Kosovë

Njoftim/ Kafenetë dhe restorantet nuk do të hapen nesër

news image

Nga nesër do të fillojë ndryshimi i masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Nesër do t’u lejohet të punojnë sektorit të ndërtimit dhe patundshmërisë, ndërkaq kjo nuk vlen edhe për kafenetë e restorantet.

Gastronomia në përgjithësi, është futur në fazën e tretë, ku hapja e tyre do të bëhet me 1 qershor, raporton Gazeta Sinjali.

Të gjitha veprimtaritë e bizneseve do të fillojnë të punojnë gradualisht me qëllim të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike si dhe kthimin në normalitet dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Këto masa me tri faza janë të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të IKSHPK-së.

Ndërkaq, që nga nesër me 4 maj, qytetarët do të mund të lëvizin me dy orare, paradite 90 minuta, sipas numrit të parafundit në letërnjoftim dhe pasdite poashtu 90 minuta./ Gazeta Sinjali/