Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka ironizuar me një deklaratë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në të cilën ka thënë se “qeveritë e kaluara të vendit kanë bërë çdo gjë që është kërkuar nga Serbia“.
Kadrijaj ka përmendur disa nga vendimet e Ramush Haradinaj gjatë kohës sa ishte kryeministër i vendit.
“Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë Ushtrinë, t’ia kthejë Trepçën Kosovës dhe ta pavarësojë Kosovën energjetikisht”.
“Gjithashtu sipas Albulenës, Beogradi e paska porosit Haradinajn edhe me ua vendos taksën”.