image Avokati Berisha: Haxhiu ia rrahu krahun Rasim Malokut, Glauk Konjufca kërkoi disiplinimin tim

Drejtësi

Avokati Berisha: Haxhiu ia rrahu krahun Rasim Malokut, Glauk Konjufca kërkoi disiplinimin tim

news image

Avokati i njohur, Besnik Berisha sot ka folur sërish pas lirimit, të dielën e 16 korrikut, pasi u refuzua kërkesa për paraburgimin e tij. Arrestimi i tij u cilësua i kundërligjshëm dhe arbitrar e madje edhe urdhër nga pushteti, për shkak të zërit kritik të Berishës ndaj Qeverisë.

Berisha arrestimin e tij po e sheh si ‘Betejë me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje’, teksa rrëfeu lidhjet e prokurorit, Rasim Maloku me ta.

Avokati tha se gjatë një rasti Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ia ka rrahur krahun vetë prokurorit Maloku, derisa e njëjta nga përfaqësuesit e Odës së Avokatëve në takim zyrtar ka kërkuar disiplinimin, sipas saj, të Berishës, teksa shton se të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

https://www.facebook.com/InsajderiVideos/videos/599262285670041/?tn=%2CO

/GazetaSinjali/