image Haxhiu: Qeveritë e kaluara e kanë mësuar keq Serbinë, kanë bërë çdo gjë që ka thënë Beogradi

Haxhiu: Qeveritë e kaluara e kanë mësuar keq Serbinë, kanë bërë çdo gjë që ka thënë Beogradi

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka folur për vendimin e serbëve në Veri t’u larguar nga institucionet e Kosovës, përfshirë këtu përfaqësuesit politikë, policët, gjyqtarët dhe prokurorët.

Ministrja e Drejtësisë tha se qasja që e kanë pasur Qeveritë e kaluar në këtë proces ka paraqitur probleme për Qeverinë aktuale.

“Sundimi i ligjit nuk ka alternativë. Nuk është zgjidhje, por detyrim. Prandaj të gjitha vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme, dhe deri më tani nuk kam parë dikush që i ka kontestuar përpos natyrisht Vuçiqit e Listës Serbe. Për herë të parë pozicioni i Kosovës në negociata është i dinjitetshëm sepse Qeveria nuk ka lejuar mbajtjen e referendumit serb dhe zgjedhjet, por tani edhe masat e reciprocitetit që i bën secili vend normal. Fatkeqësisht jo vetëm marrëveshjet e nënshkruara, por edhe qasja që e kanë pas qeveritë e kaluar tani paraqet problem edhe për neve, sepse i kanë mësuar keq, çdo gjë që ka thënë Serbia dhe Beogradi ata kanë thënë po. Është sfidë derisa ne ta kemi shtrirjen e sundimit të ligjit në secilin cep të vendit”, u shpreh Haxhiu.

/GazetaSinjali/