Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti s’e ka mirë me asnjë kategori të punëtorëve në Kosovë.
Ajo e quajti Kurtin “kryeministër konfliktuoz”, dhe e citoi atë në një deklaratë sa ishte në opozitë.
“Nuk ka kuptim , po të citoj kryeministër, që hajnat dhe injorantat që janë atje lart dhe që shëtitën me vetura të zeza dhe me shoferë, me marrë miliona euro, ndërsa mësuesit, arsimtarët, mjekët dhe punëtorët, mos me marrë as sa paguajnë dhe shpenzojnë në telefona. Këtë e ke thënë ti z. kryeministër sa ishe në opozitë”, tha Kadrijaj.
“Tani po i bën vet këto dhe i ke injoruar kërkesat e drejta të grevistëve”, shtoi Kadrijaj.