Kadetët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur të zhvillojnë trajnime për kërkim-shpëtim dhe mbijetesë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kadetët kanë nisur të sfidohen fizikisht dhe psiqikisht për reagim në kushte të motit të ashpër.
“Kadetët tanë të rinj zhvillojnë bazat e njohurive dhe demonstrimin praktik në lëmine e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës. Në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, kadetët tanë sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër”.
“Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë. Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara”, ka shkruar Mehaj në Facebook.